VEC TE ISHA KON EDHE E KOMORANIT :p
Dje pasdite, pranova kete email nga Ministria e Puneve te Jashtme qe une nuk i plotesoj kriteret as edhe per test dhe interviste ne konkursin per zyrtar te misionit diplomatik ku do te pranoheshin 15 sosh (e un aplikova e nxitur nga disa miq sepse e di qe nuk ka meritokraci) edhe pse:
1. Posedoj summa cum laude (kualifikimi me i larte akademik) bachelor ne Shkenca Politike dhe Komunikim Nderkulturor ne Universitetin e Perugias te perfunduar para kohe ne nje prej universiteteve me te vjeter ne Europe dhe i ranguar shume mire, studente me burse te dyfishte per merite;
2. Posedoj magjistrature ne Diplomaci Multilaterale e Siguri Kolektive me note shume te larte ne te njejtin universitet, studente me burse te dyfishte per merite;
3. Flas e shkruaj rrjedhshem tre gjuhe te huaja, prej te cilave dy jane gjuhe zyrtare te Kombeve te Bashkuara dhe njera e Bashkimit Evropian;
4. Pervoje pune profesionale pese vjecare si e angazhuar me UNDP, programe te qeverise italiane, programe te Komisionit Evropian, Ministri e Drejtesise se Kosoves duke perfshire edhe programet me te mira te Diplomacise Publike e Digjitale brenda Ministrise se Puneve te Jashtme si dhe pervoje praktike me ambasadat e Kosoves;
5. Aktivisite qysh si femije ne organizata si Scouts, Kryqi Kuq, organizata te ndryshme per demokratizim e aktivitete rinore;
6. Autore e kater librave letrare;
7. Aktive ne komunitet qysh ne moshe te hershme;
8. Pjesemarrese ne konferenca te ndryshme nderkombetae te nivelit te larte;
ETJ ETJ
VLEN TE CEKET QE JAM VETEM 29 VJEC
Edhepse une kam nje pune qe e dua shume dhe vleresohem jashtezakonisht nga shefi, menaxhmenti dhe partneret per performancen time keshtuqe edhe nese do ma ofronin, gjasat maksimale do te ishin qe nuk do ta pranoja, kam aplikuar ne kete pozite vetem si lloj testi per nepotizmin dhe korrupsionin qe ka kapluar kete vend. Sepse une u ktheva ne kete vend per t’u bere diplomate por fale politikave llum partiake, nuk arrita asnjehere dhe sepse jam njeri i principeve dhe nuk kam pranuar asnjehere oferta ne kembim te sherbimeve partiake. Te gjithe ankoheni per rrahjet neper ambasada, pijandurat qe bejne skandale e per mungesen e kapaciteteve te diplomateve kosovare e nese kjo shkelje flagrante nuk ju ben pershtypje, uroj qe kurre te mos pajiseni me viza per Gjermani e te vuani pasojat e mosreagimit tuaj. Une kam derguar gjithe dokumentacionin qe eshte kerkuar per kete pozite konform konkursit dhe nuk ka patur asnje baze per moskonsiderim te pakten per test dhe interviste.
Vlen te ceket qe edhe pervojat qe i kam patur brenda institucioneve te Kosoves i kam zhvilluar ne cilesine e ekspertes se angazhuar nga organizata nderkombetare ku pozitat fitohen me merite dhe se as edhe nje here te vetme nuk kam pranuar te behem servile e partive politike.
Gjithashtu, mua kjo pune nuk ma nderron jeten. Une si banore e BE kam te drejte pune ne 28 shtete. Une do te ankohem sepse e dua kete vend dhe sepse mendoj pertej komoditetit personal. Qytetaria aktive eshte baza e demokratizimit te nje shoqerie. Perndryshe, une nuk dua te akuzoj individe instuticional e partiak por korozionin e sistemit qe eshte krijuar nder vite.
Ftoj edhe ata qe shpenzojne para nga taksapaguesti e tyre per transparence e qeverisje te mire si Ruairí O’Connell U.S. Embassy Pristina, Kosovo
Ju falemnderit