Mëngjesi i sotëm parashihet të jetë ndjeshëm i ftohtë pasi që merkuri në termometër do të shënoj vlera rreth zeros. Kjo si pasojë e prezencës së masave të ajrit me origjinë nga veriu.
Mirëpo, gjatë ditës do të ketë masa aktive të ajrit nga drejtimi i juglindjes dhe do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat minimale parashihen të zbresin deri -1 gradë Celsius.
Kjo situatë termike nuk do të ndikojë negativisht në fushën e pemëtarisë, pasi që këto vlera të temperaturave të ulëta do të mbesin në intervale të shkurta kohore.
Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.