Telegram ngushëllimi
E nderuara familja Memishi,
Me dhembje të thellë mora lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe bashkatdhetarit tonë, i cili për gjithë jetën e tij ka dhënë kontribut të madh në aspektin humanitar dhe shoqëror në përgjithësi.
Lajmi për ndarjen nga jeta më ka prekur shumë dhe në këto momente të vështira për familjen, ne u qëndrojmë afër për të marrë një pjesë të dhimbjes, në mënyrë që përballimi të jetë më i lehtë.
E nderuara familje e Nuhiut, të afërm dhe të gjithë ju që në forma të ndryshme jeni njohur me te, në emër të qytetarëve të Gjilanit, u bartim ngushëllimet më të sinçerta.
Mungesa e tij do të vërehet te të gjithë ata që e njohën dhe do të krijoj boshllëk të madh.
Lamtumirë, Nuhi!