Çfarë ndjenje e jashtëzakonshme! Zgjedhjet në LDK! Zgjedhjet në partinë e besës dhe shpresës! Veprimtarë dhe veprimtare të devotshme të LDK-së në Gjilan, ju që jeni nga themelimi i degës e nëndegëve të saj; ju që kontribuat gjatë luftës për ndihma ndaj popullatës dhe mbajtët gjallë shpresën për mbijetesë e shpëtim; ju që i qëndruat besnik në periudhën menjëherë pas luftës dhe në kohëra të turbullta e kaotike; ju që u mërzitët me shumë shpirt për vdekjen e Presidentit historik – të madhit Ibrahim Rugova; ju që u pikëlluat që ideatori i Pavarësisë iku në amshim pa e parë 17 Shkurtin – një nga më meritorët; ju të rinj e të reja që iu bashkuat për dy mandate liderit më të pakontestueshëm, z. Lufti Haziri; ju të rinj e të reja që keni mbushur 18 vjeç dhe doni të angazhoheni për ndryshime të mëdha duke iu bashkuar LDK-së, ju burra e gra vullnetmirë e si kuadro profesionale, ju që kurrë nuk i takonit asnjë partie, ejani e bashkohuni me ne… Ejani, anëtarësohuni dhe bëhuni bashkë, shfrytëzojeni hapësirën e madhe brenda LDK-së dhe përfshihuni në çdo lagje fshati e qyteti, garoni, ofertoni e bëhuni pjesë e Shtëpisë sonë të Përbashkët! Urime LDK-istë me shpirt e zemër zgjedhjet e reja e të brendshme! Mirë se vini edhe ju të rinj e të reja, e veçmas vajza e gra, të cilat jeni më të mirëpriturat në partinë tonë me traditë e demokraci! Gëzuar Gjilan!
Valentina Bunjaku-Rexhepi: Urime zgjedhjet e partisë së besës e shpresës!
Ndani këtë artikull