Gjilani ka marrë një fitore thuajse të pavlerë ndaj Lirisë 4-0.
Skuadra bardhëkuqe do të luaj në barazh këtë edicion dhe vetëm një mrekulli mund t’i shpëtojë ata.
Ekipi i drejtuar nga Gentjan Mezani është rikthyer te fitoret pas tetë ndeshjeve.
Fiton Hajdari dhe Keita Razak ishin dy realizuesit e Gjilanit në pjesën e parë.
Ndërkohë pasi kaluan një orë lojë Ansi Nika realizoi për 3-0.
Sulmuesi afrikan Keita Razak realizoi golin e dytë personal në minutën e 69-të duke ngritur në 4-0 rezultatin.
Njëherit ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes me Gjilanin që merr një fitore thuajse të pavlerë.
Gjilani pas 31 javëve zë pozitën e 10-të në tabelë me 38 pikë.