Deputetja e Kosovës, Flora Brovina, e cila tronditi opinionin me një fotografi ku pretendohej që dukeshin ushtarë serbë teksa dhunonin një grua shqiptare, ka dhënë sot një deklaratë në Polici pas raportimeve se fotografia ishte e rreme.
Brovina para pak minutash ka folur për mediat lidhur me këtë çështje ku ka thënë se nuk ishte në dijeni se fotoja ka qenë e falsifikuar. Ajo ka rrëfyer se foton e ka marrë në dorë në vitin 2003 dhe se i është thënë që ajo është realizuar diku në rrafshin e Dukagjinit, shkruan Reporteri.net.
“Unë asnjëherë nuk e kam shkelë dinjitetin e tyre, privatësinë e tyre dhe në opinion asnjëherë nuk kam folur për të përveçëm. Krejt këtë punë qe 20 vjet e kam kryer në baza vullnetare. Foton e kam marrë në vitin 2003, pas kaq kohe të quhet dokument i falsifikuar më vjen keq shumë keq. Ju kërkoj falje të gjithë atyre dhe qëndroj prapa fajësisë sime”, është shprehu Brovina ndër të tjera.
Ajo ka thënë se pas këtij rasti është e gatshme edhe të japë dorëheqje./Reporteri.net.