Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, pas pranimit të informacioneve të marra përmes rrugëve operative nga Divizioni i patentë shoferëve ARC
–Prishtinë, lidhur me disa patentë shoferë të cilët janë lëshuar nga autoritetet kompetente, e të cilat janë lëshuar duke u bazuar ne disa patentë shoferë të shtetit të Austrisë te cilat dyshohet se janë të falsifikuar dhe janë ngritur dyshime se kemi te bëjmë me veprën penale,,Legalizim i përmbajtjes se rreme “ dhe ,,Falsifikim i dokumenteve “.
Gjate zhvillimit te hetimeve nga njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, si sigurimit të dosjeve dhe dëshmive relevante te cilat ndërlidhen me rastin ne fjalë, është vërtetuar se dy të dyshuar bashkëshort janë pajisur me patente shoferë të Republikës se Kosovës përmes patentë shoferit të falsifikuar të Shtetit Austrisë . Dy të dyshuarit e lartshënuar (bashkëshort) janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre, dhe janë gjete prova të qëndrueshme se për tu pajisur me patentë shoferë, i dyshuari (bashkëshorti) i kapaguar 600 € një personit të tretë për ta pajisur me patën shofer të republikës së Kosovës. Pas intervsitimit, i ai është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara bashkëshortja e tij është liruar ne proceduar të rregullt .
Gjatë hetimeve në vazhdim është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës edhe i dyshuari kryesor, Shqiptar shtetas i Kosovës i cili besohet se i ka pajis ata fillimisht me leje Austriake po ashtu të falsifikuara e me pastaj me leje të Republikës sëKosovës.
Edhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Të dyshuarit akuzohen për dy vepra penale ,,Legalizim i përmbajtjes së rreme “,,Falsifikim I dokumentit “ . Rasti është nën hetime të mëtejme