Iftar i organizuar nga Lagjja Dheu i Bardh më hoxhën Bashkim Bajramin.
Lagjja Dheu i Bardh bashkë me imamin e Xhamis Bashkim Bajrami,me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar iftar për 400 persona.
Në këtë iftar të shtruar ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Lutfi Haziri, Nënkryetari i Komunës Arbër Ismaili, si dhe Kryetari i KBI-së së Gjilanit Naim Aliu.
Përmes një postimi Xhamia “Abdullah Es Sulejmi”, ka falenderuar të gjithë ata që ju përgjigjjen ftesës për këtë iftar dhe gjithë ata që ishin prezent.
Xhamia “Abdullah Es Sulejmi”, Dheu i Bardhë – Gjilan 2019.
Falënderimi i takon Allahut që na mundësoi edhe sivjet qe t’a organizojmë Iftarin tradicional.
Gjithashtu, i falënderojmë: donatorët, dhe mysafirët: kryetarin e Komunës Lutfi Haziri, kryetarin e BIK-ut Naim ef. Aliu, nënkolonelin Nijazi Kolgeci, institucionet, xhematin, hoxhallarët, intelektualët, drejtorin e shkollës, e në veçanti rininë për organizimin e mrekullueshëm të Iftarit me 350 persona.
Në këtë iftar të shtruar ishin edhe shumë persona nga institucionet e ndryshme si dhe afaristë të ndryshëm nga qyteti i Gjilanit.