“Radio Star ” me një staf profesional, u bë medium pjesë e pandashme e shoqërisë. Ajo informoi dëgjuesit, brenda dhe jashtë vendit, shpejtë, drejtë dhe saktë, duke i përmbushur obligimet profesionale dhe mbi të gjitha fisnike dhe morale .
Në tregun medial të rajonit Radio Star u thelemelua në Gjilan në vitin 2002 si medium bashkohor duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë për informim të drejtë dhe të plotë.
Radio Star sot feston ditëlindjen, duke shënuar 17 vjetorin e themelimit. U bën 17 vite punë të suksesshme të Radios Star, i cili tani numëron, radion dhe një portale, me bazë në qytetin e Gjilanit.
Çdo herë me misionin e informimit të drejtë, të shpejtë dhe të paanshëm, Radio Star vazhdon punën suksesshëm.
Xhavit Salihi, gazetar gjilanas, ai e kishte dashur muzikën, i njohur si koleksionues i pasionuar i pllakave të gramafonit, audiokasetave dhe CD-ve, zëri i të cilave pa ndërprerë ka kumbuar dhe vazhdon të kumbojë edhe më tej në Radio Star, që ai e udhëhiqte kurse sot atë e trashëgojnë fëmijët e tij.
Gjilani në vite të pas luftës, ka pse të krenohet me Radio Star , sepse në çdo hap ishte me qytetarin.
Radio Star gjithmonë ka përkrah informimin e pa anshëm duke i shërbyer të vërtetës dhe qytetarit
“Një rrugë me sfida, kënaqësi e ngritje të vazhdueshme
Në tregun medial të Kosovës, Radio Star u themelua në Gjilan, në vitin 2002, si medium bashkohor duke iu përgjigjur kërkesave të shoqërisë për informim të drejtë dhe të plotë.
Jemi krenar edhe me dëgjuesit tanë ,stafin që punuam së bashku që ishin pjesë e Radio Star nga fillimi e gjerë në ditët e sotme që nuk mungoi asnjëher përkrahja e miqve tanë.
Sukseset ndër vite për Radio Star janë rritur vazhdimisht.
Duke mos harruar asnjëher bashkpuntorët afarist të cilët qëndruan besnik për shumë vite në Radio Star duke i falemderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme në dhe zgjerimin e Radios
Radio Star për 17 vite rresht zgjidhet si Radio me dëgjueshmërin më të madhe në Gjilan duke na shtyrë qe ende të punojmë për dëgjuesit që të ju sjellim laramani të programeve ,ku degjuesi për ne ishte dhe do te mbetet primar i Radios
Radio Star ka permbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga KPM me studiot më moderne për realizimin e drejtpërdrejt të emisioneve duke u krahasuar me radiot në rajon.