Shkruan : Elife Sherifi
“Radio Star” ne Gjilan shenon 17 vjetorin e themelimit. Me nje vullnet te pakusht e nisi kete rrugetim gazetari dhe themeluesi Xhavit Salihu, gazetar qe nuk ndali angazhimin e tij per audiencen lokale dhe jo vetem deri ne frymen e tij te fundit. Kisha kenaqesine te isha pjese e ekipit dhe misionit te tij te palekundur informimin e drejte, profesionalizmin dhe gazetarine e pavarur. Kjo fotografi e realizuar koheve te fundit gjithashtu deshmon se “Radio Star” vazhdon triumfin e nje mediumi lokal, por tashme me prurjet e reja teknologjike e online, qe e bene ate burim informacioni, sidomos ne Anamorave. Me punen e palodhur te Arbreshit dhe Flakronit, me teknologjine me bashkekohore dhe programe me shume vlera informative, kulturore, edukative e argetuese, valet 96.4 Mh veshtire se do te mund te harrohen nga degjuesi gjilanas. Per shume arsyje, vazhdoj te jem ithtare e mediave tradicionale, te cilat ndonese jane lene anash nga mediat online, kane qene dhe do jene mediume serioze, informative, ndonese te kufizuara ne shpejtesi, por art ne vete, pune dyfish me e madhe, dashuri per profesionin dhe relevance e besim per publikun! Salihu Arbresh Flakron Njomza Salihu