Përfaqësuesja e Kosovës në Shenjëtari Sportive është nisur sot për në Gjermani, për të marrë pjesë në Kupën Botërore që mbahet në Munich nga 24-31 maj 2019.
Kosova do të garojë me katër sportistë në disiplinat pushkë dhe pistoletë.
Kjo garë mbahet nën organizimin e Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive – ISSF, derisa Kosovën do ta përfaqësojnë:
Në disiplinën pushkë 10 metra:
Urata Rama – Gagica
Drilon Ibrahimi
Në disiplinën pistoletë 10 metra:
Lumturie Rama
Nexhat Sahiti
Federata pret sukses nga kjo garë ndërkombëtare, ku edhe pritet të arrihet norma minimale olimpike, gjë që mundëson marrjen e pikëve për kualifikim dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike që mbahen në Tokyo 2020, përcjell albinfo.ch.