Perparim Sadiku, ish-punëtor i Bechtel Enkas, ka hedhur dyshime për cilësinë e autostradës ‘Arbën Xhaferi’.
I ftuar në emisionin Frontal, Sadiku e ka quajtur autostradën të mirë vetëm në pamje.
“Autostradë mund ta quaj një autostradë në thonjëza. Pamja është e mirë, por zemra është e keqe”, theksoi Sadiku.
Madje, Sadiku ka thënë se nuk ka guxim të udhëtojë nëpër autostradën e re për shkak të cilësisë së dobët.
“Nuk kam besim ta kaloj urën. Nuk do ta vizitojë kurrë autostradës përtej Fusha e Pajtimit. Për shkak se më ndodhi lëndimi duke e ndërtuar dhe cilësisë së keqe. Jam i bindur se 30% i punëtorëve nuk kanë zemër të shkojnë në atë autostradë për shkak të ndërtimit të keq”, tha Sadiku.
E për ndërtimin e keq të autoudhës “Arbën Xhaferi”, Sadiku ka thënë të ketë foto që dëshmojnë një gjë të tillë.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’ia ofrojë Prokurorisë së shtetit nëse e kontaktojnë.
Sadiku tregoi se atij i është ndaluar 30% e pagës nga Bechtel, të cilën e merrte si kompensim për lëndimin në vendin e punës.
Arsyeja sipas tij ishte deklarimet publike që i kishe bërë në emisionin Frontal rreth lëndimit të tij në punë./metro/