Kuvendi Komunal në mbledhjen e së enjtes (30 maj) ka vendosur për të shtyrë pikën e rendit të ditës e cila ishte e paraparë për të marrë vendimin në lidhje me zyrtarizimin e ditës së diel pushim për gjithë sektoret private që operojnënë Komunën e Gjilanit.
Ky propozim do të diskutohet një muaj më pas.
Bizneset gjilanase tashmë veçse kanë dalur haptazi kundër këtij vendimi.
Kujtojmë që Komuna e Mitrovicës tashmë prej kohësh ka marrë vendimin e pushimit ditën e diel.