Pas rastit të djeshëm me gruan rome, e cila në rrjete sociale u prezantua rrejshëm si keqbërëse dhe më pas u sulmua edhe fizikisht nga disa të rinj në Lipjan, sot ka reaguar deputeti i Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, Albert Kinolli, i cili nga llogaria e tij në Facebook bëri të ditur se tashmë gruaja në fjalë është nën mbrojtje shtetërore dhe institucionale.
” Të nderuar,sa për informacionin tuaj, dëshiroj të ju njoftoj se para një ore bisedova me drejtorin e Policisë së Kosovës Z. Rashit Çalaj, dhe para pak minutave i njëjti më konfirmoi se znj. nga komuniteti Rom nga sot do të jetë nën mbrojtjen Shtetërore dhe Institucionale dhe do të jetë e strehuar në vend të sigurt dhe se Gjykatat dhe Prokuroria janë duke bërë punën e tyre që ata persona të cilët e sulmuan personin në fjalë të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Me respekt, Alberti”, ka shkruar deputeti Kinolli.
Gruaja rome fillimisht u akuzua se është një person transgjinor dhe se lëvizë nëpër vende për të kidnapuar fëmijë, akuza këto që I ka hedhur poshtë Policia e Kosovës.