Gjilani e ka fituar duelin e vitit dhe kësisoj edicionin e ri do të bëjë gara në Superligë.
Gjilanasit mposhtën Besën 1:0 në ndeshjen e barazhit me golin e Keita Razak në minutën 24.
Sfida ishte tejet interesante, veçmas në pjesën e dytë.
Gjilani krijoi më shumë raste, teksa Besa pati më shumë nga loja, sidomos në pjesën e dytë, por kjo nuk i mjaftoi dhe edicionin e ri do të garojë sërish në Ligën e Parë.