Pas shumë kërkesash të një pas njëshme nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Gjilan për dekorimin dhe nderimin e figurave të njohura kombëtare nga rajoni i Anamoravës. Njëra nga këto kërkesa është realizuar.
Kështu, Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës ka realizuar kërkesën e LHK “Ali Hadri”, dega në Gjilan, ku Sylë Zarbica dekorohet me urdhërin “Hero i Kosovës” që u jepet personaliteteve të ndryshme për guxim dhe trimëri.
Përndrysh, Sylë Zarbica ishte njëri nga komandantët kryesor në mbrojten e kufirit lindor të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit!