Avdyl Aliu thotë ju them se këshilltarët komunal që po vajtojnë me lotë krokodili se qenka shtyer për seancën tjetër ky votim, mu këta nuk kan marë pjesë në Dëgjimin Publik në lidhje me këtë Projekt Rregullore dhe nuk e kan dhënë kontributin e tyre aty ku është dashtë. Tash kan vendosë “me ba filma”.
Komuna e Gjilanit këto ditë ka ndërmarë iniciativën për të nxjerrë Projekt Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në teritorin e Komunës së Gjilanit.
Në favor të kësaj kemi organizuar Dëgjim Publik me datën 13 Maj të këtij viti, të ftuar kan qenë zyrtarët, qytetarët, shoqatat, grupet e interesit, bizneset si dhe bartësit e institucioneve të Komunës dhe të Kuvendit.
Poashtu, Komiteti për Zhvillim Ekonomik ka organizuar takim enkas për këtë qështje.
Pastaj, Komiteti për Politikë dhe Financa këtë qështje e ka rekomanduar për seancë të kuvendit.
Të gjitha këto organizime dhe aktivitete janë bërë me qëllim të krijimit të opinionit pozitiv për Projekt Rregulloren në fjalë.
Për hatër të një informimi real, me përgjegjësi ju them se këshilltarët komunal që po vajtojnë me lotë krokodili se qenka shtyer për seancën tjetër ky votim, mu këta nuk kan marë pjesë në Dëgjimin Publik në lidhje me këtë Projekt Rregullore dhe nuk e kan dhënë kontributin e tyre aty ku është dashtë. Tash kan vendosë “me ba filma”.
Me kërkesë të bizneseve gjilanase (marketet dhe qendrat tregtare) kemi pranuar që të konsultohemi me ta para se te votohet në Kuvend.
Duam t’i ndëgjojmë për brengat që i kan, sipas tyre do të jenë të detyruar të zvoglojnë numrin e të punësuarve . Gjithashtu, pasi që Rregullore të tillë nuk kan komunat fqinje (Novobërda, Parteshi, Kamenica, Vitia etj), bizneset gjilanase mendojne se do te jenë të diskriminuara në raport me bizneset e komunave tjera.
Iniciativa për të pushuar të dielën ka dalë nga Komuna e Gjilanit e jo nga askush tjetër, të tjerët vetëm se e kan pëlqyer dhe do ta votojnë.
Krejtë fund por jo e parëndësishme, biznesi im privat me rreth nja 50 të punësuar nuk e dijnë se si është me punuar të dielën apo në ditë feste.
Tridhjeteshtatë (37) vite punë dhe afarizëm na kan mësuar shumë profesionalizën dhe disciplinë.