Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë sot në prezantimin e projektit “tregu i qëndrueshëm për prodhime të freskëta në zonën kufitare në komunën e komunës Gjilanit dhe Kumanovës”.
Kryetari Haziri, pasi ka falënderuar Bashkimin Europian që e ka mbështetur këtë projekt, ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që po finalizohet ky projekt në mënyrën më të mirë, sikurse që e ka falënderuar edhe ekipin e Kumanovës për bashkëpunimin.
Ai theksoi se qëllimi i projektit është të maksimizojë shitjet dhe fitimet e prodhimeve vendore të freskëta për fermerët nga Gjilani dhe Kumanova, duke organizuar tregje të gjelbra të avancuara dhe njëkohësisht duke promovuar produkte bujqësore përmes ditëve të hapura në stendat mobile.
Ndërkaq, kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, shprehu mirënjohje për donatorët e fondeve – Bashkimin Evropian, përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe partnerët nga Gjilani për realizimin me sukses të projektit.
Në këtë ngjarje morën pjesë kryetarja e kuvendit të Komunës së Kumanovës, Athina Murgasanska, drejtorë të ndërmarrjeve publike dhe institucione publike, këshilltarë, biznesmenë dhe qytetarë.
Projekti financohet nga Bashkimi Europian dhe zbatohet nga janari i vitit 2018 në Gjilan dhe Kumanovë.