Një lajm i trishtë erdhi sot në orët e paradites nga Franca, se paska ndërruar jetë gazetari Ibrahim Sefedini. Lajmë shumë i rëndë dhe i pikëlluar për të gjithë ne kolegët e tij, për rrethin ,shoqërinë e veçmas për miqtë dhe familjarët.
Ibrahimim tash e një kohë të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë për çka edhe kishte shkuar në Francë për trajtim mjekësor dhe ne si koleg ishim shumë të shqetësuar për sëmundjen e tij por edhe jetonim me shpresë se ai do të tejkalojë edhe këtë sfidë të quajtur –sëmundje por sot erdhi një lajm ogurzi se Ibra qenka ndarë nga jeta. Na paska lënë Kolegu ynë i nderuar, një gazetarë i talentuar një punëtor i madhe dhe aktivist në organizatat e ndryshme të shoqërisë civile duke dhënë kontribut të madh në zhvillimet e jetës shoqërore në komunën e Vitisë dhe më gjerë.
Gazetari i njohur kosovar, Ibrahim Sefedini, nga Sllatina e Eperme e Vitisë ndrroi jetë në moshën 51 vjeçare, me vite të tëra ka punuar edhe në gazetën ditore”Koha ditore”.
Ibrahim Sefedini tre vitet e fundit po jetonte në Francë, ku ishte në trajtim mjekësor atje pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ibra si koleg ishte shumë respektuar nga ne por edhe në shoqërori.
Ishte edhe shumë aktiv në shoqërinë civile me OJQ “Elita” kur menjëherë pas luftës ,bashkë edhe me kolegë të tjerë filluam të nxjerrim një gazetë lokale po me të njëjtin emër “”Elita”.
Ai ngelet në kujtimet tona si një mik shumë punëtor dhe aktiv në shumë procese të rëndësishme jo vetëm në Viti por në gjithë Kosovën.
Menjëherë pas kumtimit të lajmit, kolegë të tij kanë përdorur dhe po përdorin rrjetet sociale për të shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
Ibra ,për më shumë se 30 vjet, ka punuar si gazetar në mediat lokale dhe nacionale.
Ai në një periudhë 10 vjeçare, pas vitit 2000 ka qenë gazetar i “Radio Pozharanit” dhe i “RTV Iliria”, ish-korrespondent nga Vitia i gazetës “Koha Ditore” dhe së fundmi një bashkëpunëtorë i afërt i media lokale “Plus Televizion” në Viti.
Përveç si gazetar, Ibrahimi ishte edhe autor i disa filmave dokumentarë për dëshmorët të realizuara nga “RinoArt”, dhe pjesëmarrës i shumë organizimeve kulturore dhe sportive në nivel lokal.
Ishte shumë aktiv në shoqërinë civile, pjesë e debateve të ndryshme për lirinë e mediave, qeverisjen e mirë dhe demokracinë, përmes OJQ “Elita”.
Ibrahim Sefedini, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në Francë, ndërsa lamtumira e fundit do t’i jepet në vendlindjen e tij, në fshatin Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë.
Radio Star i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Ibrahim Sefedinit. U prehsh në paqe i nderuari koleg Ibrahim! Aziz Zuka