Ne, brezi i Republikës, me keqardhje të madhe e shohim rikthimin e skenave të karrigeve në proceset zgjedhore të LDK- së! Akte plotësisht të kundërta me parimet bazë të filozofisë politike këtu e tridhjetë vite.
Nga: Arbër R.Ismajli
Përpjekja për të ndikuar procesin nëpërmjet forcës është formë e frymës komuniste bartësve dhe pasardhësve të tyre. Atyre që tentojnë pushtetin e përjetshëm duke sabotuar procesin e kthimit të dinjitetit segmentit partiak të cilin po vazhdojnë ta dëmtojnë edhe më tej.
LDK, ka në anëtarësinë e saj, përfaqësues të emancipuar e të kulturuar, edhe pse është investuar që të dëmtohet kjo kategori e saj, gjithnjë duke u prirë nga ata të cilët mbajnë pozita të pamerituara.
Skenat e tyre të turpshme deri tani kanë dëmtuar imazhin e LDK-së, e në të ardhmen do të ishte mirë nëse ju adresohen vetëm emrit të tyre personal e jo subjektit të partisë sonë LDK-së së Ibrahim Rugovës
Unë jam i sigurt që LDK autentike, do të triumfojë dhe do të shkund nga supet e saj ata të cilët iu bënë barrë dhe e turpëruan atë!
Kosova ishte dhe mbetet në rendin e parë, LDK- ja, e mirëfilltë, ishte dhe mbetet në shërbimin e qytetarëve dhe të shtetndërtimit.
Me respektin për gjitha strukturat e LDK-së e veprimtarët e saj të cilët punuan pa u lodhur, për një Kosovë të lirë e demokratike, mundin e të cilëve askush nuk mund ta dëmtoj e as përvetësoj, uroj që proceset e radhës të shpërfaqin filozofinë e frymës se tolerancës dhe të mirëkuptimit!
Me LDK-në e Ibrahim Rugovës!