Mos votimi i ligjit për Sponsorizim nga delegatët e Kuvendit të Kosovës është i pajustifikueshëm, i paarsyeshëm, e pamatur dhe tejet dëshirues, pikërisht në momentet e një fillimi të mbarë të sportit kosovar në përgjithësi e veçmas në arenën ndërkombëtare.
Nuk përkrahet sporti me demagogji, frazeologji, amatorizëm, anshmëri, fotografi e me vrapime direkt në ndeshje si VIP-ja, Sporti përkrahet në mënyrë profesionalë dhe institucionale, duke i studiuar, analizuar, shqyrtuar, debatuar dhe në fund duke votuar secilin amendament në mënyrën më të mirë të mundshme dhe mundësisht sa më të përsosur. Sporti njihet si disiplinë shoqërore që i bashkon individët e jo që i ndanë.
Mos pjesëmarrja në këtë seancë e disa deputetëve, pa ndonjë arsye dhe pa kurrfarë serioziteti si kundër mos vullneti i mazhorancës për të siguruar kuorumin e nevojshëm për ta votuar këtë amendament, nuk justifikohet me asgjë dhe s’do mend se e ka zhgënjyer tepër shumë komunitetin sportive në vend.
Fehmi Sylejmani, ish gazetar sportiv