E turpshme sjellja anti-punëtorë e partive në pushtet, në Gjilan, të përkrahur në plotni nga një pjesë e subjekteve opozitare politik.
Edhe në seancën e ardhme nuk do të shqyrtohet rregullorja që ua mundëson punëtorëve të sektorin privat që të dielën ta kenë pushim.
Këta që e shtynë këtë propozim e bënë këtë me premtimin se do ta sjellin në Kuvendin Komunal në seancën e radhës, por kjo gjë nuk ndodhi.
As tani, në seancën e cila u njoftua të mbahet këto ditë nuk është paraparë fare të diskutohet për pikën e rendit të ditës që diskuton që e diela të jetë ditë pushimi në sektorin privat.
Sic duket kur është fjala për lidhje klanore – biznesore bëhen bashkë ujku me dhinë e në këtë rast shumica e asambleisteve padallim partie u bënë bashkë për t’i shkelur të drejtat e punëtorëve.