Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së shtune, një person ka hyrë në xhaminë e fshatit Koretin, ku aty ka vjedhur paratë nga kasaforta.
Ende nuk dihet se kush e ka bërë vjedhjen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.
Organet e rendit kishin pranuar gjatë ditës së djeshme telefonatën, se paratë e xhamisë së fshatit ishin vjedhur, por tashmë ishte shumë vonë, për shkak se hajni kishe ikur e paratë i kishte me vete.
Shuma e parave të vjedhura ende nuk duhet, ndërsa njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe rastin janë duke e hetuar, njofton policia e Kosovës.