Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se në fshatin Pograjë të Gjilanit një person është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij.
Sipas prokurorisë trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion teksa rasti është duke u hetuar.
“Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në fshatin Pogragjë komuna Gjilan, një person është gjetur i varur në oborrin e shtëpisë së tij. Rasti është duke u hetuar dhe prokurori kujdestar ka dhënë urdhër qe trupi i pa jetë i të ndjerit, të dërgohet për obduksion, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia.
“Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij. Dyshohet se ka kryer vetëvrasje mirëpo policia e trajton si vdekje të dyshimtë deri në zbardhjen e rastit”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit për Radio Star.