Më 27 qershor, rreth orës 00:45, stacioni Policor i Gjilanit ka pranuar një informatë për një rast “Vjedhje e rëndë”. Ekipet policore kanë reaguar me urgjencë dhe pas një kohe të shkurtër kanë arritur që t’i lokalizojnë dhe arrestojnë dy te dyshuar,një mashkull dhe një femër, të cilët në bashkëkryerje, dyshohet se me forcë kanë thyer derën e filialit “Wester Union”, në rrugën “Isa Boletini” dhe me këtë rast kanë marrë një sasi para të metalta nga kasa e bankës.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se të dyshuarit janë intervistuar, në prani të avokatëve mbrojtës.
“Janë gjetë prova të qëndrueshme se këta të dyshuar si grup dyshohet të jen të involvuar edhe në raste tjera të veprave penale si “Vjedhje” dhe “Vjedhje të rënda”. Dy të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë”, ka bërë me dije zëdhënësi Hashani.
Rasti për hetim të mëtutjeshëm procedohet në njësinë e hetimeve të stacionit policor të Gjilanit.