Gjatë kontrollit tek njëri nga lokalet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një printer që kanë shërbyer për lojëra të fatit “Keno, Racing Dogs dhe Bastore”, dhe disa tiketa të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante për gjykatë.
Me 21 qershor 201, Policia e Kosovës Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit nga qendra që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative kanë pas informata të qëndrueshme se në disa lokacione dyshohet se janë duke u organizuar “Lojërat e Fatit” të ndaluara me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe në lidhje me këto informata janë identifikuar pesë pika (lokacione) të dyshuara.
“Pas sigurimit të informacioneve të nevojshme me 21 qershor 2019 me Urdhër kontrolle të lëshuar nga Gjykata, janë kryer bastisje në pese lokacione, lokale publike në Rajonin e Gjilanit. Gjatë kontrollit tek njëri nga lokalet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar tri shtëpiza kompjuterike, një printer që kanë shërbyer për lojëra të fatit “Keno, Racing Dogs dhe Bastore, dhe disa tiketa të cilat do të shërbejnë si dëshmi relevante për gjykatë”, thuhet në komunikatë.