Asambleisti i pavarur Xhelal Hajrullahu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook rreth zgjatjes së orarit për biznese në qytetin e Gjilanit.
Ja postimi i plotë:
Në vend se të votohej në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Plotësimi dhe ndryshimi i projekt rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste, dhe
dita e diel të jetë ditë pushimi në Komunën e Gjilanit;
Sot, Komuna e Gjilanit paska vendosur që të gjitha bisnezeve do të ju zgjatet orari.
Ky vendim do të hy në fuqi nga 01 Korriku deri më 01 Shtator, ku bizneset në Gjilan mund të ushtrojnë veprimtaritë e tyre gjatë ditëve të javës deri në ora 02:00.
Kjo i bie qe: Nese një punètor ka punuar 11 orë, me këtë vendim ai duhet të punojè 14 orë!!
Bashkëatdhetarët tanë shumë mirë i presim edhe me këtë orar se edhe ashtu janë mësuar me ligj dhe rregull të punës nga shtetet që vijnè dhe nuk ka nevojë me ndryshuar në këtë aspekt.