Rreth 22 mijë persona e kanë braktisur Kosovën brenda një viti – Më së shumti nga Gjilani
Migrimi i kosovarëve në vitin 2018 ishte dukshëm më i lartë se vitet paraprake.
Të dhënat vjetore statistikore mbi popullsinë (demografinë), kanë treguar se bilanci i migrimit ndërkombëtar në vitin 2018 ishte 21 mijë e 402 persona.
Komunës që më së shumti iu larguan banorët është Gjilani me 2,278 banorë, pastaj Fushë Kosova me 1,039 banorë, Kamenica me 1,256 banorë, Rahoveci me 1,609 banorë, Peja me 1,168 banorë, Malisheva ne 1,643 banorë e kështu me radhë.
Popullsia në Kosovë për vitin 2018 vlerësohet të jetë 1,795,666 banorë rezident.
Arsyet kryesore të emigrimit konsiderohet të jenë ato ekonomike dhe sociale.