Ismajl Sefë Sherifi, në mesin e njëqind(100) të moshuarëve INTELEGJENT!
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Biblioteka Kombëtare “Pjeter Bogdani” si dhe Ambasada Amerikane, në Kosovë, promovuan botimin e librit (10-vëllime) “Kujtesa e Kosovës, 100 rrëfime nga 100 pleq e plaka”.
Këto 100 rrëfime autentike shpalosin gjithë përditshmërinë në Kosovë, nga Lufta e Dytë Botërore deri sot, vijnë në botim 5000 faqe transkriptesh të 100 intervistave me 100 pleq dhe plaka mbi 80 vjeç.
E veqanta e këtij Libri është se pjesë e këtij botimi dhjetë(10) vëllimësh, për Anamoravēn është i vetëmi, Ismajl Sefë Sherifi, nga Verbica e Zhegocit i cili u lind më 01.10.1941 dhe ndrroi Jetë më 14.10.2018 në Gjilan, ku Jetoi e veproi edhe pjesën tjeter të Jetës, deri në amshim.
Ismajl Sefë Sherifi, u intervistua disa herë nga studentët e Antropologjis kulturore të Universitetit të Prishtines, në shtëpin e tij. Njē plak mendjeprehtë, ndër të pakët personalitete në moshën e tij që me fanatizëm ruante vlerat kombëtare tradicionale. Një plak i urtë, i ditur, i sinqertë, me humor të mirë, me shumë dije e arkiv për shumë ngjarje. Ismajl Sherifi për shumë vite ka punuar si porot, ka dhënë kontribut të pamohueshëm në shumë zhvillime të paraluftës, gjatë dhe pas luftës. Ai, ishte dëshmitar i gjallë i luftës së fundit, kishte një stil të veçantë dhe fliste me shumë elegancë. Kishte një memorie të jashtëzakonshme dhe mbi të gjitha ishte model për shumë bashkëmoshatar të tij. Ismajl Sefë Sherfi nga Verbica e Zhegocit me qëndrimin e tij, pedant, fisnik, plis të bardhë, e me veshje kombëtare që të gjithë ia kishin lakmi veshjes e qëndrimit të tij.
Si respondent i projektit njēqind rrëfime, Ai, dëftoi për adetet, traditat e zakonet.
Axha Ismajl si 80 vjeqar, rrëfeu për jetën e fëmijërin, për gëzimet e hidhërimet, për vuajtjet,luftërat e dëbimet nga shtëpitë. Për Tivarin, për 3 ditë Shipni, për kohën e zezë të Rankoviqit, për dëbimet në Turqi, për vitin e urisë, për Enverin, Fadilin, Drazhën, për partizanet e Italianet, për Titen e Jugosllavinë, për hapjen e Universitetit, për punën nëpër fshat e gurbet, për televizorin e parë e për shumë veprimtari të jetës politike, fetare, arsimore, shoqërore e ekonomike. Jo vetëm kaq, ai rrëfeu për ktyneheren, për rite, doke, tradita e zakone, pajtime e kuvendime, për Aligjynin, Darkën e Lamës, për të korrurat e të fshimet. Rrëfeu për të parët, për tolerancēn në Islam, për mexhliset, vdekjet e martesat, për bukën ndaj mysafirit, për vajzërinë e nusërinë, për trashëgimin tek babai.
Këto dokumentime tregojn se sa shumë e ka dashur jetën, familjen, vendin e shtetin, moralin e dinjitetin.
Temat të cilat trajton historitë gojore tema mbi organizimin e jetës, zakonet, organizimin e fshatit, duke përfshirë këtu zakonet ekonomike e marrëdhëniet tregtare brenda dhe jashtë vendit.
Fjalët e tij, do të mbesin testament, barrë e përgjegjësi e gjeneratave të reja të Kosovës.
Kujtesa e tij është liber monumental nē dhjetë(10) vëllime, DVD si dhe Ekspozitë në Biblioteken Kombëtare.
Mesazhi i Axhës Ismajl:
” O axhë, pa shkollē s’ka kurgjo, hiç, hiç, hiç. Buken leje trrap, kape librën lexo.Me hangër hanë apet, a shkollën mos e le “