Të nderuar delegatë të Degës së LDK-së në Gjilan,kryetarë të nëndegëve,kryesi e degës,kryesi e FR të LDK-së në krye me znj.Rinë Ahmeti, të dashura zonja të nderuara të LDK-së, anëtarë të LDK-së,miq dhe dashamirë të kauzës tonë kombëtare!
LDK-ja në Gjilan dje i mbylli me sukses punimet zgjedhore për katër vjetët e ardhshme, duke rikonfirmuar edhe njëherë angazhimin tonë të gjithmbarshëm bashkë me të gjitha strukturat partiake të Degës për të mirën e qytetarit tonë, po ashtu duke treguar për punën e madhe që kemi bërë në të mirën e komunës tonë nën udhëheqjen e kryetarit z.Lutfi Haziri
Edhe kësaj radhe LDK-ja në Gjilan mori fuqishëm mbështetjen e elektoratit tonë që z.Haziri edhe për katër vite të jetë në krye të saj, të cilit i urojmë sukses drejt kreut të partisë, sepse ai dinë dhe mundet me i dhanë LDK-së impulse dhe forca të reja, ashtu siç e duam shumica e anëtarëve të saj.
Urime anëtarësi e LDK-së, urime kryetarit Lutfi Haziri për mandatin e ri, me dëshirën që subjekti ynë politik ta forcojë edhe më tutje frymën unifikuese dhe demokratike brenda tij,si faktor numër një politik në Kosovë.
Me shumë respekt për ju
Arbër R.Ismajli