Paqyra më e mirë e kujtimeve është fotografia, Vjosa realizon imazhet më të bukura!
Aparati fotografik është një pasqyrë me memorie, e cila nuk i harron kurrë kujtimet e saj. Një fotografi është jeta e ngulitur në imazhe të bukura që njeriu mund t’i ketë harruar, por i ruan në sirtar.
E, fotografi..fotografi është artisti i përkushtuar që gjithmonë di ku të qëndrojë dhe si t’i realizojë pamjet më të vecanta.
Një nga fotografet duar arta, njëherit e para që promovoj artin e saj përmes fotografive të fëmijëve është Vjosa Bislimi Haziri.
E diplomuar në Fakultetin e Arteve në degën Dizajn Grafik, në vitin 2008, Vjosa nuk u ndal asnjëherë së krijuari art. Kreativitetin dhe imagjinatën prej një artisteje, Vjosa e shkriu në një aktivitet interesant, por të mbushur plot jetë.
Në vitin 2013, arti saj mori një rrugë ndryshe nga dizajni grafik, duke u shndërruar më pas në pasion e profesion të pëlqyer jo vetëm nga artistja, por edhe artdashësit e saj.
Ajo vendosi të ushtroj profesionin e fotografes, por e profilizuar në foto shutingun për fëmijë. Sot, fotografitë e saj janë perlë të vëerteta artistike, duke pasqyruar ëmbëlsinë e engjujve të ëmbël, fëmijëve.
Vjosa realizon fotofrafi me fëmijët e moshave të ndryshme, që nga më të vegjlit e deri tek fëmijët shkollorë.
Studio e fotografive është një përrallë në vete, pasi aty realizohet magjia me princat dhe princeshat e vogla. Skena të shumta të improvizuara, si në filmat më të bukur për fëmijë janë mrekullia e fotografive të saj. Ambienti komod, hapësira të gërshetuara me lodra dhe zbukurime të shumta bëjnë që fëmijët të gjejnë rehatinë, që rezulton në fotografi të jashtëzakonshme.
Vjosa është tejet e dashur me fëmijët, duke u treguar një edukatore, psikologe dhe person i afërt me qëllimin e vetëm, nxjerrjen e imazheve më të mira.
Atmosfera dhe lidhja që krijon me fëmijët bënë që ata të shkëlqejnë pranë aparatit fotografik, duke i realizuar kujtimet më të bukura dhe unike të fëmijërisë.
Përkushtimi, dëshira dhe profesionalizmi karakterizojnë punën e përditshme të Vjosës, profesion që e kryen me seriozitet dhe dashuri maksimale.
Jeta ecën shpejt dhe momentet më të vecanta mbahen mend përmes një fotografie të bukur, kujdesuni që atë t’ia besoni profesionistit që nuk ju zhgënjen asnjëherë.
Radio Star