Avdil Ibishi është person më aftësi të kufizuara i cili për disa vjet është kujdesur për pastërtinë e qytetit të Gjilanit.
Këmbët, edhe pse nuk i lëvizin, nuk e pengojnë të punojë sikur të gjithë njerëzit e tjerë. Ai, çdo ditë, mirëmban rrugët e qytetit të Gjilanit.
Punëtor plot vullnet, 49 çmime-vendi i parë në atletikë në Kosovë, i vetmi nga personat me aftësi të veçanta që merr pjesë në olimpiadë, basketbollist i dalluar, ky është Avdil Ibishi, qytetar i Gjilanit.