Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë Veriore njofton se të gjithë personat të cilët hyjnë në territorin e Maqedonisë me pasaportë të huaj, në afat prej 48 orësh detyrohen ta paraqesin qëndrimin e tyre në stacion policor.
Sipas Ligjit, personat të cilët iu sigurojnë qëndrim me pagesë personave që vijnë nga jashtë vendi duhet që qëndrimin e tyre ta paraqesin në ministrinë e Brendshme në afat prej 12 orësh nga momenti i dhënies së shërbimit, transmeton INA.
Personat të cilët posedojnë dy shtetësi, edhe atë maqedonase edhe një të huaj nuk janë të detyruar që të paraqiten për qëndrim, ndërkaq derisa hyjnë në territorin e Maqedonisë me pasaportë të huaj obligohen që të lajmërohen në stacion policor në afat prej 48 orësh nga momenti i depërtimit brenda kufijve.