Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që udhëhiqet nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Partisë së Haradinajt ai i është bashkuar me disa bashkëpunëtorë të tij. Vet Haradinaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se beson se përvojën e tyre profesionale e politike ta shfrytëzojnë në të mirë të qytetarëve.
Ndryshe, ish-ministri Hasani me bashkëpunëtor javë më parë kanë braktisur NISMA Socialdemokrate pjesë e koalicionit qeverisës
Ja postimi i plotë:
Të dashur miq
Prej sot rrugëtimin politik bashkë me bashkëpunëtorët e mi do ta vazhdoj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Sjellja korrekte dhe bashkëpunimi i mirë gjatë kohës sa kam qenë ministër i kabinetit të Ramush Haradinajt por edhe bashkëpunimi në kohën sa kemi qenë në opozitë më kanë shtyrë që t’i bashkëngjitem partisë që ai drejton.
Do të jetë nder për mua të vazhdoj bashkëpunimin me njeriun që dha aq shumë për këtë vend. Do të jetë nder të rrugëtoj me njeriun e taksës, Ushtrisë e mbrojtësin e sovranitetit të Kosovës.
Faleminderit për pritjen e ngrohtë në AAK.
Do të vazhdoj të punoj si deri më tani për të mirë e njerëzve të mi!