Shkruan Izmi Zeka
Kosova tani po përballet në një krizë identitare dhe si e tillë edhe pasojat nuk do të jenë të vogla për gjeneratat e ardhshme.
Por kjo është një temë në vete që do analizë të mirëfilltë dhe pasandej veprime konkrete.
Kohët e fundit një deklaratë që mund të them e pazakont e Jusuf buxovit për UÇK-në shpërfaqi jo dicka të re por ky historian e tha hapur dhe pa” dorëza”.
Në kokat e një pjese që u ka ikur koha ekziston që nga paslufta kjo simbioz pë UÇK-në por veprimet e tyre kanë qenë të ndrojtura dhe jo shumë publike. Them të drejtën luftërat i kanë dy karaktere që njihen.Luftë çirimtare dhe okpuese. Pra lufta jonë edhe nga dimenzioni ndërkombëtar tani veq e vërtetuar edhe nga shumë personalitete ishte çlirimtare dhe humane.
Unë ndjehem keq kur dëgjoj historira të tilla të pabazuar dhe argumentuara shkencëtarisht.
Nuk do të hyja në personalitetin e Buxhovit. Secili kemi një jetë dhe në këtë jetë e kemi një biografi të shkruar. Popujt e meqëm dhe të pjekur në dimenzionin e shtetndërtimit kanë qasje reale pa e mnështjellur në petkun e hipokrizisë historinë e tyre.
Ndjehem keq për të vrarët e luftës së UÇK-së, dhunimet , masakrat dhe në fund për nënat dhe baballartët e tyre që ende kanë plagë në shpirt.
Kurse sa i përket UÇK-së është e kot sado që flasin sepse ajo përmbylli një histori të dhimshme qindvjeçare dhe i dha popullit paqen,lirinë dhe ndjenjën e të qenurit shqiptar që gati kishte humbur.
Buxhovi si duket ende se ka të qarte se kanë ndryshuar gjërat dhe atë përtej përmasës që ai e mat procesin të themi 30 vjeçar që nga koha e themelimit të LDK-së.
Sot e kemi të leht ne që ishim vrojtues të luftës çlirimtare dhe të flasim , të analizojm, të japim komente të tregojm si ka qenë dashur të luftohet deri në përmasën e vlerësimit për të kërkuar kthimin er kohës prapa etj.
Ne si duket edhe e kemi në gjene mohimin dhe të moskuptuarit e vleave që i kemi.
Unë fort edhe nuk habitem me deklatata të tilla, opinione etj sepse vetë fillimi i shtetëndertimit të Kosovës ka lënë shume pikëpyetje dhe në këtë mënyrë është devalvuar ndoshta padashje shenjëtëria e luftës së UCK-së.
Por një soj i njërëzve në Kosovë ende nuk pajtohet me gjendjen reale me shtetin e ri e që janë arsye prej më të ndryshmeve.
Në të kaluarën disa kanë gëzuar beneficione, jetë të mirë dhe kanë qenë argatë të kohës e që dyshoj që edhe sot mund të jenë argatë shumë të mirë
Prandaj deklaratave të tilla nuk do ti jepja shumë kuptim për disa arsye e që janë më shumë shkencore, historike dhe ndrrim etapash.
E para UÇK-ja ndrroi kohërat që është më supremja.
E dytë në aspektin historik deshën apo nuk deshën aty përfundoi tirania dhe falë UÇK-së në jemi shtet
E treta në aspektin shkencor sado që mund të sorollaten njërëzit dhe mundohen të gjejn vrima të zeza nuk mund ta arsyetojn dhe ti japin bazë shkencore.
Në fund do të thoja kushdo që është vrarë nga paslufta vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar. Të vrarit nuk duhet të shihen të një partie por si pjestarë të këtij populli e që shumica ishin pjesë e angazhimit për çlirim kombëtar. Më shumë se që duhej folur duhet të ngrisim zërin që atë që kryen krimet monstrueze në vrasjet e paslufte duhet të jenë prapa grilave dhe jo vetëm kaq.
Por të drejtohet gishti aty ku edhe spreket është më shumë se mëkat historik.
z. Buxhovi lëre UÇK-në në dhimbjen e saj historike dhe krenarin e saj epokale.
Unë kam shumë argumente dhe fjalë dhe atë të argumentuara për të kaluarën nën rexhimin serb dhe jo vetëm kaq por do të përgjigjem dhe flas në një moment të përshtatshëm kohor.
Them të drejtën unë nuk kam ndjesi për pushtimin klasik të regjimit të kaluar serb.Ata që ende jetojnë me ato ndjesi edhe mund të rikthehen nuk jemi larg me kufij.
Për ju të rënët nuk kam çka të them as edhe të vetmën fjalë. Kështu jemi ne të gjallët e Kosovës.