Zijadin Memini i njohur si procudenti i njohur “Zico”
Nga një njeri i cili për gati tri dekada ia kushtoi jetën kulturës shqiptare në përgjithësi, hyra në politikë pa e pasur plan të jetës sime.
Kur i mbërrin disa objektiva, i kalon me sukses shumë vështirësi dhe sfida nga jeta, vjen momenti kur njeriu ndjen se ka energji dhe ka shumë për të dhënë. Kështu po ndjehem edhe unë – më i fortë se kurrë!
Duke i parë gjërat jo vetëm me një sy kritik e përshkrues siç ndodhë gjithmonë, ndjej se është koha që mundin dhe dijen time ta shkrij në skenën më jopopullore në Kosovë – në fushën e politikës.
Ata që ndjehen të qetë e komod në krejt këtë hallakamë, ku jeta e vështirë i mbizotëron shumicën prej kosovarëve, duhet ta marrin vendin e merituar e të japin llogari për kaosin që e kanë krijuar, që nga paslufta në Kosovë.
Përderisa në vendin tonë ka dalë një zë ndryshe prej zërave të moçëm që s’kanë bërë asgjë më shumë sesa i kanë pasuruar llogaritë e tyre, dhe e kanë sjellë Kosovën në një gjendje të mjerueshme, Partia Euroatlantike e Kosovës nën drejtimin e Milaim Zekës, ka energjinë, dijen, punën dhe çdo fuqi tjetër që të ndryshojë gjithçka.
Duke e parë që më s’mund të jem vetëm një vëzhgues e kritikues i situatës në Kosovë, vendosa të pranoj me kënaqësi ftesën e njërit prej njerëzve më popullor e më udhërrëfyes të vlerave, Milaim Zeka, për ta bërë ndryshimin e për ta luftuar të keqen, që na ka lidhur jo vetëm këmbët!