Ish – bartësi i listës së PDK-së në Gjilan ne zgjedhjet e fundit lokale, Ilir Tahiri ka reaguar rreth mosvizitës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në Gjilan.
Për këtë gjë, ai i ka pyetur anëtarët e PDK-së në Gjilan, se cila është arsyja e mos ardhjes së Veselit në Gjilan dhe nëse ata kanë ndonjë informacion.
Ky është statusi i tij:
Por, cila është e vërteta e mos ardhjes se kryetarit Veseli në Gjilan, pas vendimit për të liruar nga të gjitha pozitat zyrtarët me aktakuza. Sepse, ndaj atyre që po zhvillohet procese gjyqësore sipas Veselit nuk mund të jenë në strukturat udhëheqëse të PDK-së. Ndër të liruarit nga detyra ishte edhe kryetari i PDK-së në Gjilan, Qemajl Mustafa.
Kjo mund të jetë dhe mos dëgjueshmëria e të parit të PDK-së, Kadri Veselit,nga kryetari i tanishëm i Degës së PDK-së në Gjilan, Qemajl Musatafa per ta liruar postin nga thirrjet e Kadri Veselit dhe kjo mund ta ketë shtyrë Veselin të mos e vizitoj PDK-në në Gjilan.
Dy mandate më parë, Qemajl Mustafa kishte qenë në pozitën e kryetarit të Komunës së Gjilanit. Tani ai është votuar për kryetar të PDK-së në Gjilan.
I njëjti i takon listës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ku ka kerkuar qe ta lirojnë pozitën për shkak se ndaj tyre po zhvillohen procese gjyqësore.