Një veturë është kapur në fotografi teksa po shkelte rregullat e komunikacionit, duke kaluar nëpër hapësirën e dedikuar për këmbësor, në vijat e bardha.
Rasti ka ndodhë në rrugën Gjilan- Kamenicë, ku në vendin e shënuar për këmbësorë shoferi e ndërron korsine dhe del në anën tjetër të rrugës.
Policia thotë se rasti ka ndodhë këtë javë dhe nga Njësiti i Trafikut Rajonal është identifikuar një person duke bërë shkelje në trafikun rrugore ku i është shqiptuar gjobë falë një fotoje të dërguar nga një qytetare.
“Raste të tilla kemi gjithnjë e me shpesh që tregon ngritje të vetëdijësimit të qytetarëve për të raportuar shkeljet e ligjit. Policia e Kosoves nuk do të hezitojë të hetojë dhe gjobit çdo shkelës te ligjit nese ofrohen prova te mjaftueshme sikurse rasti i dates 15/07/2019 ku me fotografi një qytetare raporton se si një veturë në rrugën Gjilan- Kamenicë në vendin e shënuar për këmbësorë e ndërron korsinë dhe del në anën tjetër të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë për rajonin e Gjilani.
Kalimi nëpër vijat e bardha konsiderohet shkelje e ligjit, përkatësisht rregullave për komunikacionin rrugor në Kosovë. /PlusTv/