Ju informoj se gjate 24 oreve te fundit ne rajonin e Gjilanit situata e sigurise ka qene e kenaqeshme ku ka pase 3 raste te vjedhjeve,1 rast mashtrimi,1 rast sulmi dhe 2 aksidente trafiku me deme materiale.
Bashkepunimi I qytetareve me Policine e Kosoves eshte duke u rritur ne vazhdimesi dhe si fryt I keti bashkepunimi edhe shum shkeles te ligjit po marrin masat ligjore konform normave ligjore.
Kete jave nga Njesiti I Trafikut Rajonal eshte identifikuar nje person duke bere shkelje ne trafikun rrugore ku I eshte shqiptuar gjobe fale nje fotoje te derguar nga nje qytetare.Raste te tilla kemi gjithnje e me shpesh qe tregon ngritje te vetedijesimit te qytetareve per te raportuar shkeljet e ligjit.
Tani kur ka filluar sezona verore dhe rritet numri I automjeteve ne rruget e qytetit dhe ato rajonale,tollovite ne trafik mund te jene me te shpeshta po edhe shkeljet mund te shtohen.Policia e Kosoves nuk do te hezitoje te hetoje dhe gjobit qdo shkeles te ligjit nese ofrohen prova te mjaftueshme sikurse rasti I dates 15/07/2019 ku me fotografi nje qytetare raporton se si nje veture ne rrugen Gjilan- Kamenice ne vendin e shenuar per kembesore e nderron korsine dhe del ne anen tjeter te rruges.
Inkurajojme qytetaret te mos hezitojne te raportojne qdo shkelje te ligjit dhe permes fotografive ta deshmojne shkeljen dhe ti dergojne ne faqen zyrtare te Policise se Kosoves Info@kosovopolice.com apo te raportojne ne stacionin me te aferm policore.
Po ashtu deshirojme ti njoftojme qytetaret se instalimi I kamerave te sigurise ne qytetin e Gjilanit dhe lokalitete tjera eshte duke u monitoruar nga Policia e Kosoves dhe shkeljet e rregullave te trafikut do te hetohen permes identifikimt te targave dhe shoferet munde te gjobiten bazuar ne deshmite e nxjerra nga kamerat e sigurise.
Shembull eshte kjo foto e bashkangjitur ku eshte identifikuar vozitesi dhe I eshte shqiptuar gjoba e merituar.