Seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës) më 26.07.2019 në ora 10:00.
R E N D P U N E
Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
Rekomandimet e Komitetit për Politikë dhe Financa:
Raporti i punës për periudhën Janar-Qershor 2019 i Kryetarit të Komunës
Raporti financiar për periudhën Janar-Qershor 2019
Raporti i auditimit për Komunën e Gjilanit për vitin financiar të përfunduar më 31 Dhjetor 2018
Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikuar në parcelat kadastrale me nr.: 2282-0, 2277-1, 2278-1, 2278-4, 2280-1, 2281-1, 2276-2, 2276-3 dhe 2276-4 në kuadër të planit rregullues urban “Livadhet e Arapit”, në Gjilan
Raporti i Komisionit për organizimin e tubimeve zgjedhore dhe zgjedhjen e anëtarëve dhe Kryetarëve të Këshillave të lagjeve urbane dhe të fshatrave
Informatë nga Drejtoria për Arsim për përfundimin e vitit shkollor dhe regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme
Plotësim i rendit të ditës:
Propozim vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e tregut të kafshëve në ngastrën kadastrale nr.884-5, ZK Livoç i Poshtëm
Kërkesa e Bashkësisë Islame në Gjilan për dhënien në shfrytëzim të dy pronave brenda PRRU “Qendra I” në Gjilan (ish-lokacioni i Higjiena)