Për herë të 4-të me radhë, do të realizohet sot, në ora 13:00, ngjarja spektakolare e veturave dhe motoçikletave, në Pallma Mobile, në Gjilan.
Siç pohon organizatori i kësaj ngjarjeje, Premtim Hajredini, qëllimi i këtij organizimi është që përmes tij, të mblidhen sa më shumë njerëz, jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni dhe bota.
“ Ka shume njerëz që kanë ardhë nga diaspora, por do te ketë edhe nga Shqipëria , Mali i Zi dhe Maqedonia, që dmth në përgjithësi do të jenë afër 200 vetura dhe 100 motoçikleta, e poashtu do të ndajmë 5 shperblime”, tha kështu për Radio KFOR-in, Premtimi, i cili poashtu fton të gjithë adhuruesit e adrenalinës, veturave e motoçikletave të argëtohen me spektaklin që do të krijohet këtë ditë.
Vlen theksuar se shpërblimet që do të ndahen, do të jenë: Best Car , Best Motorcycle , Best Old Timer, Best Exhaust Sound dhe Best Car Music , kurse markat e makinave pjesëmarrëse do të jenë : Lamborghini urus, Ferrari, Mercedes Mclaren etj .
Për siguri do të përkujdeset stafi dhe Policia e Kosovës, sepse pritet që të marrin pjesë 2000 qytetarë .