Policia njofton se gjatë ditës së djeshme në këtë kohë kur është shtuar numri i automjeteve në trafik me ardhjen e mërgimtarëve, në rajonin Gjilanit, në dy raste të ndara kanë ndodhur dy aksidente me të lënduar.
Në Viti dje rreth orës 11:10, sipas policisë, është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet dy automjetet civile me targa vendore dhe drejtues meshkuj shqiptar.
“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar njëri drejtues i automjetit i cili ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe më pas është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse në Gjilan, dje rreth orës 11:35, është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet një automjeti civil me targa vendore dhe biçiklete me drejtues meshkuj shqiptarë.
“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime ka pësuar drejtuesi i biçikletës, i cili ka marrë tretman mjekësor në emergjencën e Gjilanit dhe më pas është liruar”, thuhet në raport.
Policia njofton se në rajonin e Gjilanit edhe këtë verë janë shtuar aksidentet në trafik por që situata në rrugët e këtij rajoni është stabile./PlusTv/