Aleanca në Gjilan e mobilizuar fuqishëm për zgjedhje nacionale. Në qeverisjen Haradinaj, Gjilani e Anamorava në përgjithësi, ishte në qendër të vëmendjes, këtë e dëshmojnë shumë projekte të realizuara në këtë mandat, projekte në realizim e sipër, dhe ato që janë në procese procedurale për tu realizuar. Me fjalë tjera, Gjilani ka ndryshua në këtë mandat qeverisës, dhe kjo na bënë të dalim ballë hapur para qytetarëve për ti kërkua besimin, sepse ne e dëshmuam se nuk kemi vetëm fjalë.
Synojmë të jemi fitues të zgjedhjeve, sepse qytetarët po na shohin si alternativë e vetme, si një subjekt që brenda tij ka njerëz me vlera, njerëz që marrin vendime, që guxojnë të ballafaqohen me tema. Kosovës i duhet një qeverisje që e mbronë sovranitetin, e ruan dinjitetin e shtetit, dhe e ngritë Republikën pa krijesa brenda saj. Gjilani është i gatshëm ti jap besimin veç atyre që taksat i përkthen në investime, atyre njerëzve që janë të njëjt, si në Gjilan, si përtej udhëkryqit në Llabjan. Gjilani i vendosur të rrugëtojë me AAK-së, sepse saktësisht e dimë çka i duhet kësaj ane.