Policia e Kosovës, Njësia hetimeve, nga stacioni policor i Gjilanit me 25 korrik 2019
kanë identifikuar të dyshuarin M.K.SH, pasi që i njëjti dyshohet se gjatë periudhës kohore (14.01.2018-09.04.2019) duke u paraqitur si femër përmes kontakteve telefonike (SMS me përmbajtje dashurie) ka mashtruar ankuesin M.K.SH, duke përfituar para në shuma të ndryshme.
Pas hetimeve nga ana e Policisë së Kosovës I dyshuari është arrestuar , i njëjti është intervistuar në prani të mbrojtësit të tij dhe ndaj të njëjtit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti po hetohet.