Qytetarë të shumtë nga Kosova e diaspora shqiptare janë mbledhur në Hagë, aty ku pritet ta kalojnë natën.
Kur kanë mbetur edhe pak orë deri në shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, numëri i madh i tyre mbajnë flamuj kombëtarë, të UÇK-së dhe kanë veshje me simbole kombëtare.
Ata do të qëndrojnë në një park në afërsi të objektit të Gjykatës Speciale, derisa nga videot e dërguara për redaksinë e Klankosova.tv, shoqërohen edhe me muzikë me motive patriotike.
Bashkë me qytetarë të shumtë, edhe familjarë të të akuzuarve, zyrtarë pariakë e institucionalë kanë shkuar në Hagë për të pritur nga atje shpalljen e aktgjykimit për katërshen e UÇK-së.










