Qytetarë të Gjilanit,
E veçanërisht Ju njerëz që i ndiqni sadopak zhvillimet politike në komunë dhe në vendin tonë,
Nëse doni ta shihni profilin goxha realist të kryetarit të komunës së Gjilanit dhe të lidershipit të plakur e të kalbur të LDK-së në tërësi, keni durim dhe shikojeni e dëgjojeni me vëmendje këtë paraqitje të Lutfi Hazirit me gazetarët.
Nëse nuk keni durim me e dëgjue deri në fund, së paku koncentrohuni ne sekuencat nga minuta 53, nga 98 nga 103 dhe 128.
1. Flet për ndikimin e politikës në drejtësi njeriu që ka lidhë “pakt” me kryeprokurorin, me kryepolicin dhe hetuesit në Gjilan. Pikërisht ky ndikim i tij e ka lënë Lutfi Hazirin në liri, ndryshe, ky do të ishte atje ku edhe e ka vendin – disa vite prapa grilave. Veç shikojani pasurinë e deklaruar në AAK të Kosovës. Me rrogë shteti u bë ajo pasuri prej 2.2 mil euro? Jo kurrë. Me gurbet? Jo kurrë.
2. Flet për pafajësinë, për konsistencën dhe parimësinë e LDK njeriu që bashkë me tërë lidershipin e saj pasiqë 6 muaj nuk lanë gjë të poshtër pa thënë për PDK dhe Hashim Thaçin, përfunduan në “shtrat” me PDK duke u ribërë nepotista të përkryer me punësime, duke bërë krim me tenderët dhe duke u bërë pjesë e fuqishme e kapjes së shtetit. Veç në mënyrë më tinzare e më të sofistikuar qysh e ka zanat LDK.
3. Flet për demokracinë brenda LDK njeriu që nuk po len gurë pa lëvizur për t’i bërë pazaret me 4 a 5 vetë për kryetarin e ardhshëm të saj. Duke e qitë kështu kuvendin e LDK në pozitë marionete dhe dekori e asgjë më shumë.
4. Flet për lojalitetin dhe konkurrencën politike e demokratike në vend njeriu të cilin tashmë publiku e njeh më shumë si argat të huaj brenda LDK…
5. Flet për përgjegjësinë shtetërore njeriu që bashkë me shumë të tjerë nga pikërisht mungesa e përgjegjësisë, ia bënë gropën e madhe Kosovës për këto 30 vite dhe e sollën buzë kësaj grope.
Nëse të tillët, si ky profil politikani sërish zgjedhen në maje të partive dhe të komunave tona, është e sigurtë se kanë me ia dhënë edhe vetëm një “të shtyme” këtij vendi drejtë fundit të greminës që ia përgatitën për shumë vite.
PS
Mjafton vetëm me kalue njëherë nëpër Gjilan këto ditë të verës me vapë dhe secili e lexon “njetin e mirë” dhe “punët e hajrit” të kryetarit të saj. Kolona të pafundme të automjeteve deri në ngulfatje të qytetit, një qytet i tharë nga mungesa e ujit për pije dhe nga kujdesi për t’i mbajtë ato pak zona të gjelberta që i ka. Një qytet të cilin pikërisht ky kryetar po e “operon” dhe po e shkatërron përditë pa diagnozë dhe pa sens profesional. E ndërtimet kaotike po ia mbyll të ardhmen këtij qyteti për se paku 100 vitet e ardhëshme poashtu.