Shkruan: Izmi Zeka
Sa më shumë që po ikin vitet lavdia e heronjve po merr përmasat biblike. 1 gushti i vitit 2001 do të mbetet në kujtesën tonë dhe të gjeneratave të ardhshme për rënien në frontin e luftës të komandantit Rrahim Beqiri i njohur me nofkën “Roki”.
Lufta në Kosovë nuk i gjeti rehatin komandantit dhe strategut të Dardanës komandant Rokit. Ai kaloi kufijtë e vendosur padrejtësisht për të qenë luftëtar shembullor në luftën që bëhej në Maqedoni nga shqiptarët për ekzistencën dhe mirëqenien e tyre.
Rrahim Beqiri në përballje me forcat sllavomaqedonase plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës më 1 gusht të vitit 2001, ku nga plagët e marra edhe vdes në spitalin e Prishtinës.
Heroizmi nuk njeh kufij ku përmasat e tij shtrihen andej nga është dhimbja, shtypja, me një fjalë paraqet humanizmin , njerëzoren e mbi te gjitha sakrificën për të qenë popujt e lirë.
Komandanti nuk njohu rrugë tjetër përveç lirisë dhe të drejtave njerëzore. Jo rastësisht heronjtë janë të papërsëritshëm. Të tillë vetëm njëherë lindin.
Andaj sot në këtë 18 vjetor kur edhe u varros portreti i heroit vetëm sa rritet, ku shtrihet në bregoret e Dardanës për të dhënë mesazh se kah duhet të ecim dhe çka duhet të bëjmë.
Ky ishte Rahim Beqiri, ushtari “vogëlsia” e tij në shërbim të atdheut.