Është asfaltuar rruga Livoç – Cernicë, për të përcjellur ecurinë e punëve, vendpunishten e ka vizituar edhe Drejtori i Shërbimeve Publike z. Naser Korça.
Korça është shprehur i kënaqur me ecurin e punimeve, ai më tutje shtoi se po përfundon edhe segmenti i parë i rrugës Livoç-Cërnice, shumë shpejt do të përfundojn e gjithë traseja deri te Lapidari në fshatin Cërnice, kurse banorët e fshatit u shprehën mirënjohës ndaj Komunës së Gjilanit për realizimin e këtij projekti.
Më poshtë shihni pamjet gjatë asfaltimit të rrugës e cila do të vazhdoj deri te lapidari në Cernicë.