S’janë ushtri e Rugovës për lirinë dhe shtetin,
Janë ushtri e Lutes për krimin dhe ryshfetin!
Aktivistët e LDK që i besojnë Lufi Hazirit nuk janë as idealistë të lirisë, të shtetit e të demokracisë së Kosovës po as ushtarët e Ibrahim Rugovës. Këta janë ose militantë të verbër që e kanë dhënë kokën me qëra ose janë ushtri e krimit dhe e korrupsionit e Lutfi Hazirit.
A thua cili ka mbetë një motiv i vetëm pse duhet me i besue kësaj strukture kaq prishëse për komunën e për shtetin tonë të ri? Për hyrjet e qytetit me 4 korse?!!! Qesharake apo jo?
Kjo strukturë po e mashtron edhe anëtarësinë e vet së paku që nga vdekja e Rugovës e këndej.
Isa për humbjet serike shpërblehet sërish me postin e të parit të partisë e Luta për pasurinë milionëshe (“me rrogë shteti”) sërish prodhon mjegull para saj dhe popullit të Gjilanit për ta mashtruar e për ti trashë edhe më shumë sarajet e tij.
Gjilanasit e njohin mirë adresën e tyre të saktë për ta marë fatin e tyre në dorë. Është vetëm organizata politike e PDK që i bëri nder kësaj qytetarie kaq të mirë dhe e kthen komunën në duartë e saj. PDK bashkë me qytetarët e Gjilanit, nuk i kanë as 980 e as 9800 aktivistë por i kanë më shumë se 19800 aktivistë brenda e jashtë komunës që turpshëm kanë me e përzanë Lutën dhe suitën e tij kriminale nga komuna.
Këmbanat bien për atë që ka veshë – thotë populli!.