Nuk ka dyshim që tallja në rrjete sociale ka dobi të atypëratyshme politike, pasi nëpërmjet talljës dhe përçmimit, përdoruesi,sidomos ai që ka pas pushtet të pakontrolluar e të pakufizuar,kujton dhe beson se kësisoj do ta vërë përfund kundërshtarin,duke e shpartalluar nëpërmjet përbaltjes e talljes,pa qenë e nevojshme të sjellë argumente dhe alternativa.
E sigurisht,jo vetëm kundërshtarin.Përgojimi, cinizmi, etiketimet, batutat vulgare që sendërtojnë talljen, shërbejnë për ta trullosur dhe vënë nën narkozë opinionin publik më lehtë e më shpejt se sloganet, premtimet, idetë, platformat dhe argumentet.
Bashkë e me suksese të reja!
Arbër R.Ismajli